Aleancat në kampionate të rëndësishme si Formula 1 janë të rrezikshme për të ardhmen e sportit dhe të garës, një fakt që tremb jo pak drejtuesit FIA. Sipas drejtorit të garës Charlie Whiting aleancat mes dy apo më shumë skuderive vrasin shpirtin e garës dhe nuk e bëjnë kampionatin të jetë tërheqës. Sipas mediave thuhet se Force India ose Williams mund të punojnë shumë më ngushtë në të ardhmen me skuderinë Mercedes.