Aktualitet

Fier, shkatërrohen dy grupe që kryenin vjedhje, tre të arrestuar

Policia e Fierit shkatërroi dy grupe të cilët kryenin grabitje në disa zona të Fierit, ndërsa u vunë në pranga 3 shtetas dhe po ndiqen në gjendje të lirë 3 të tjerë. Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke shkatërruar dhe vjedhur pjesë të ndryshme nga mjetet e rënda të punës në Bypass-in Levan-Fier. Të arrestuarit janë shtetasit: Lulzim Deda, 25 vjeç, 2, Daniel Hyka, 31 vjeç, dhe Mihal Dhima, 60 vjeç, banues në Levan. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.