Sport

FIFA konfirmon ndryshimin e madh!

Tashmë është zyrtare nga FIFA. Në vitin 2026, shtatori dhe tetori do të kthehen në një pushim të vetëm te klubet, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, ndryshe nga dy që ishin deri tani.

LEXO EDHE: Superiore/ Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e klasifikimit, Teuta mjaftohet me barazim ndaj Vorës

Kështu gjithçka do të nisë me 21 shtator dhe do të mbyllet me 6 tetor. Gjatë kësaj kohe, përfaqësueset kombëtare mund të zhvillojnë një maksimum prej katër ndeshjesh.

LEXO EDHE:  Armando Broja debuton me ekipin e ri, Liverpooli i falet një penalltie në limite dhe mposht 0-1 Burnleyn

Për kombëtaret do të ketë kështu më shumë kohë, që të qëndrojnë të grumbulluar. Në anën tjetër, klubet do të qëndrojnë tri javë pushim.

Ky vendim u mor pas ankesave të shumta nga klubet. Ndihma për futbollistët që kanë të tilla angazhime pritet të jetë e madhe pasi do të bie ngarkesa.