Aktualitet

“Fiks Fare”/ Mikrobe dhe urinë në qumështin e fshatarëve

Qumështi që shitet nga fshatarët 100 lekë për 1.5 litër, ka ngarkesë mikrobike deri në 290 herë më e lartë se norma e lejuar. Emisioni “Fiks Fare” sjell përfundimet e specialistëve që konfirmojnë se ky produkt nuk është i sigurt për konsumatorin. Qumështi, i tregtuar i pakontrolluar, me bidonë plastikë të ripërdorur, gjithashtu mund të mbartë sëmundje si bruceloza e tuberkulozi. Në disa raste nuk mungon përzierja me urinën e kafshëve për ta shtuar në sasi. Ajo ka densitet të njëjtë me të qumështit dhe nuk kuptohet kur i kryen analizat.