Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajtuar 360 gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale.
#lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.
Në “Live From Tirana”, dëgjuesit kanë mundësi për t’u bërë pjesë e quiz-eve dhe për të fituar bileta për të ndjekur live “Portokalli”, emisionin më të madh të humorit. Ditën e sotme, telefonuesi që fitoi, habiti moderatorin Ronaldo Sharka me një deklaratë të çuditshme…
Ronaldo: Në çfare date do të ndodhë hëna e plotë këtë muaj?
Telefonuesi: Në datën 5.
Ronaldo: E saktë. Me kë do ta shohësh “Portokallinë”?
Telefonuesi: Me dashnoren…
Ronaldo: Interesante. Ti je i martuar?
Telefonuesi: Me dashnore i martuar?
Ronaldo: Nëse përdor termin ‘dashnore’, i bie që të jesh i martuar.
Telefonuesi: Ne nga Fieri e kemi ndryshe. ‘E dashur’ është ajo që ta do zemra, ‘dashnore’ është ajo…
Ronaldo: Ajo për ‘shfryrje nervash’… Mos ke dy dashnore që të të dhurojmë tre bileta, që t’i marrësh të dyja me vete?
Telefonuesi: Gjë që bëhet. Tre bileta.
Ronaldo: Vetëm nëse më premton që do ikësh në “Portokalli” me të dyja dashnoret…