I ftuar në studion e “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë boksieri i njohur Nelson Hysa, kampion i Shqipërisë në peshat e rënda. Prej vitesh na ka bërë krenarë me arritjet e tij në këtë sport, Nelson Hysa ka folur më shumë në këtë intervistë për sukseset e tij, fillimet e karrierës, procesin e përgatitjes për ndeshjet e jo vetëm…
Ronaldo: Nëse me grushtin tënd të fuqishëm më godet mua, a bëhem për spital unë?
Nelson: Nuk bëhet fjalë të të godas ty, as ty as ndonjë njeri në rrugë.
Ronaldo: Absolutisht, ti grushton në arenat e sportit, jo në përditshmëri. Por realisht a e ke aq të fort grushtin sa të më bësh për spital?
Nelson: Maksimumi që mund të bëj është që të të shkul veshin (qesh).
Ronaldo: Po nëse do të ta kërkoja për audiencë, a do e bëje?
Nelson: Për audiencë do gjuaja thesin, ty asnjëherë, asnjë njeri. Kush hyn në ring po, por jo jashtë ringut. Ne për atë stërvitemi, për atë disiplinohemi. Ne e kemi dhe me ligj, çdo boksier profesionist e ka të ndaluar që të kemi konflikte në rrugë. Nuk e di a ekziston në Shqipëri, por kudo në shtetet e botës është që dënohesh me ligj nëse ka një ndeshje jashtë ringut.