Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati ka deklaruar se vendimi për ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë eurove për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas fitores ndaj Sllovakisë, do të jetë gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë.
Kështu ka njoftuar Murati qysh në mëngjesin e sotëm, përmes një postimi në Facebook. Ndërkohë, në rast se Kosova fiton kundër Turqisë në finalen play-off dhe siguron një vend në finalet e Kupës së Botës 2026, kryeministri Albin Kurti ka premtuar edhe 1 milion euro të tjera shpërblim për futbollistët dhe stafin.
“Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë”, ka shkruar ai.