Ministrja serbe Snezana Paunoviç ka reaguar pas deklaratës së saj për “spastrimin etnik të Kosovës”, duke pretenduar se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti.
Në një intervistë televizive, Paunoviç i kërkoi falje presidentit Aleksandar Vuçiç dhe qeverisë serbe, duke theksuar se ata “nuk kanë as faj dhe as përgjegjësi” për deklaratën e saj.
Ajo tha se vetëm disa sekonda nga një intervistë më e gjatë u morën dhe u kthyen në një çështje politike, ndërsa këmbënguli se nuk bëhej fjalë për një qëndrim zyrtar të institucioneve serbe.
“Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politikë e presidentit apo e qeverisë”, ka thënë ajo.
Deklarata e ministres kishte shkaktuar reagime në Kosovë dhe Shqipëri, pasi ajo foli për çështjen e Kosovës duke përdorur termin “spastrim etnik”, çka u interpretua si një akuzë ndaj politikave të Prishtinës.