Aktualitet Sport

Fitorja me Andorrën/ Kristjan Asllani: Jemi të lumtur, duhej me patjetër fitorja…

Kristjan Asllani dhuroi asistin e parë kundër Andorrës dhe Rei Manaj e ktheu në gol. Mesfushori i Kombëtares tha se është i lumtur për 3 pikët dhe që ndeshja u zhbllokua shpejt.

“Duhej me patjetër fitorja dhe e dinim shumë mirë, kemi qenë me fat pasi e zhbllokuam ndeshjen në minutat e para dhe pastaj ndeshja mori ashtu si mori dhe fituam 3-0. E kemi mbajtur ne topin, por e dimë shumë mirë që kur nuk i zhbllokon këto ndeshje sidomos në pjesën e parë, atëherë të vendosin në vështirësi këto skuadrat. Jemi të lumtur sepse duheshin këto 3 pikë. Sigurisht që e kam parë ndeshjen me Andorrën, por nuk është se e mbaj mend dhe këto janë ndeshje të vështira, më të vështira se e dimë që e kemi gjithmonë ne topin, edhe nëse gabon një pasim ata mund të shkojnë në portë por jemi të lumtur me këtë fitore”, deklaroi Asllani për mikrofonat e “FSHF”-së.