I ftuar sot në emisionin “Vitality Vibes” me Ilvi Begollin ka qenë fizioterapisti Endrit Mone, për të diskutuar në lidhje me problematikat e shputës, këmba e sheshtë, e harkuar dhe shumë të tjera. Vit pas viti këto problematika sa vijnë edhe shtohen.
Sa e rëndësishme është që sot të diagnostikosh dhe të vlerësosh shputën e këmbës?
Trupi i njeriut ka 206 kocka ku çdo këmbë përmban 26 kocka pra 52 kocka në total. Mbi 100 ligamente me nerva që janë shumë afër lëkurës dhe çdo dhimbje, çdo shkelje dhe çdo prekje e gabuar, çdo terren mund të vuajë dhe këmba do ta vuajë dhe nëse e vuan ajo e vuan i gjithë trupi.
Ne ecim me to, vrapojmë dhe kërcejmë mbi to dhe vetëm në momentin që shtirhemi në krevat ato nuk kanë funksionalitetin e mbajtjes së peshës trupore. Një herë në jetë më shumë se 90% e popullsisë e vuan një dhimbje të shputës.
Këmba e sheshtë e njohur ndryshe si dystabani kur fillon dhe a korrigjohet?
Ekziston si diagnozë dhe duhet diagnostikuar zakonisht pas moshës 3 vjeç dhe nuk duhet gabuar në diagnostikimin e saj. Nuk duhet trajtuar gabim dhe në kohën jo të duhur.
Mund të rikuperohet me kalimin e kohës vetvetiu. Duhet t’i ndajmë dystabanet që janë fleksibël dhe nuk krijojnë asnjë lloj problematike dhe nuk kanë asnjë lloj simptome në jetën e përditshme dhe nga dystabanët që janë rigid, të cilët të kufizojnë edhe hapësirën e lëvizjes, që nuk është i fortë dhe nuk bën dot kthimin e këmbës lart-poshtë.