Aktualitet

Zjarr në lagjen “15 Tetori” në Vlorë!

Një vatër zjarri është aktive sot në lagjen “15 Tetori” në Vlorë. Flakët ranë në një hapësirë me pemë të llojit pishë dhe shkurre që gjenden në disa prej shtëpive të banuara në zonë.

Dyshohet se është rast zjarrvënieje me qëllim, për të pastruar atë pjesë të territorit nga barishtet dhe shkurret, por flakët po përhapen, duke u favorizuar nga era e fortë.

Ndërkohë, në terren kanë shkuar forcat zjarrfikëse, që po përpiqen të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Raportohet se kjo është vatra e dytë aktive e zjarrit në këtë zonë gjatë ditëve të fundit.