Sport

Flamurtari – Partizani 1-2, Kërnaja: Morieros i uroj të shkuara!/ Ndihmësi i Morieros: Mungesa e trajnerit? Nuk ka ardhur as në…

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja ka folur pas fitores kundër Flamurtarit.

“Ne po vazhdojmë momentet e mira, ekipi ka ardhur në rritje, momentet e fundit janë më të vështira. Flamurtari është në atë vend, por nuk e meriton, ka lojtarë cilësorë, na bënë të vuanim minutat e fundit, mund ta zgjidhnim me Skukën edhe më parë. Bashkë me stafin e kishim studiuar mirë ekipin kundërshtar, kishim menduar të zbrsnin Sidibe që të fitonim superioritet numerik, e goditëm kundërshtarin siç e bëmë në pjesën e dytë. Sakrifikuan djemtë në disa pozicione që sjanë të vetat por duhej të bënim manovra të tilla për të mirën e grupit dhe gjithçka shkoi me sukses”.

Sipas tij, duhet të ruanin lojtarët:

“Skuka vjen pas 90 minutan në derbi, folëm edhe me mjekët dhe stafin e nuk donim ta rrezikonim. Kishim menduar të tërhiqnim Trashin te Martinez dhe ti hapnim krahun e lirë për Sidibe se është i rrezikshëm 1 kundër 1. Kështu erdhi dhe goli i dytë.  Tek ne goditësi i parë është Skuka, kur nuk ai është Hjumën, por e vendosi ku i fundit, nuk ishte kaos, bisedë me lojtarë, vendosim të gjithë bashkë, lojtarët i kanë të gjitha të shkruara, ai ka qenë duke përkthyer gjuhën franceze. Morieron e kam mik dhe kemi punuar bashkë te Laçi. Moriero e ka marrë me 3 pikë Flamurtarin dhe ka bërë një punë të mirë, i uroj shërim të shpejtë Morieros, është një plus për kampionatin dhe një ish lojtar i madh”, përfundoi Kërnaja.

Pas ndeshjes për Flamurtarin foli ndihmëstrajneri, Andi Ribaj:

“Me 4-3-3, ekipi funksionoi shumë mirë, patëm shanset për të barazuar, por edhe për të fituar. Kemi pësuar shumë gola. Ne te kjo pjesë vuajmë disi, siç e shikoni. Duhet të punojmë, kanë mbetur dhe pak javë që të rikuperojmë pikët dhe të arrijmë suksesin. Moriero? Ka qenë i sëmurë. Dhe nuk kishte mundur të vinte, dje ka qenë pa qejf. Nuk ka ardhur as me ekipin në hotel”, u shpreh Ribaj.