Në emisionin “Open” në Top Channel me Eni Vasilin u mundësua komunikimi me anë të një lidhjeje telefonike me Viktor Kolën, babain e pacientit ‘zero’ mbartës i Koronavirusit që u kthye nga Italia në rrugë tokësore më 26 shkurt.
Ai foli për simpomat që pati në kohën që u konfirmua pozitiv me Koronavirusin.
‘Kisha dhembje fyti, pak temperaturë dhe dhembje koke. Më shumë temperaturë ka pasur djali. Sonte është nata e 10-të që po kaloj në spital. Dua t’ju them se kjo është pak më shumë se një grip i thjeshtë, prandaj s’duhet të kemi panik. Dua të falenderoj të gjithë mjekët për shërbimin e dhënë. Tani po pres tamponin e dytë dhe ndihem shumë më mirë. I bindur që kjo situatë do të kalojë sa më shpejt” -rrëfeu 54-vjeçari.