Showbiz

Flet eksperti amerikan: “Vala e dytë e goditjes së Covid-19 mund të jetë shumë herë me e rrezikshme”

Eksperti amerikan Robert Redfield ka folur për “Washington Post” se çfarë e pret botën dimrin e ardhshëm sa i përket pandemisë.

Ai u shpreh se një valë e dytë e Koronavirusit mund të jetë shumë herë më e rrezikshme se kjo e para pasi do të përkojë edhe me sezonin gripal të dimrit.

Vështirësitë e frymëmarrjes të shkaktuara nga gripi i zakonshëm dhe Covid-19 mund të jenë fatale për shumë njerëz. “Ekziston mundësia që sulmi i virusit në vendin tonë dimrin e ardhshëm, në të vërtetë mund të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”-tha kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi disa shtete në Amerikë janë duke u përgatitur për rihapjen.