Gossip Showbiz

Tensione në “E Diell”: Kader Kicaj largohet nga studio pas përmendjes së ish-it, Lumbardhit?

Një debat i papritur ka shkaktuar tension në studion e emisionit “E Diell”, ku e ftuar ishte ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj. Teksa po fliste për jetën personale, Kaderi u shfaq e qetë dhe deklaroi se është beqare dhe në paqe me veten:

Jam shumë mirë, jam në paqe, jam single

-tha ajo me buzëqeshje.

Por atmosfera ndryshoi ndjeshëm kur në bisedë ndërhyri Xheneta, një tjetër e pranishme në panel, duke përmendur ish-partnerin e Kaderit, Lumbardhin — figurë e njohur gjithashtu nga “BBVIP Kosova”.

Sipas Xhenetës, Lumbardhi e kishte kontaktuar në rrjete sociale pas përfundimit të spektaklit:

Më ka bërë follow dhe më ka ngacmuar, por unë e refuzova nga respekti për Kaderin

-u shpreh ajo, duke nënvizuar se nuk kishte pasur asnjë afrimitet me të më parë.

Kjo deklaratë u prit me nervozizëm nga Kaderi, e cila u shfaq e prekur dhe kërkoi të mbyllej menjëherë diskutimi:

A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet? Nuk kam ardhur të flas për ex-at

-tha ajo me ton të prerë, përpara se të ngrihej dhe të largohej nga studio.

Momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë reaguar si në mbështetje të Kaderit, ashtu edhe me kritika për mënyrën se si u trajtua situata në studio.