Gossip Showbiz

Xheneta Fetahu është kërcënuar nga partneri i Kader?

Raportet mes ish-banoreve të “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu dhe Kader Kiçaj, duket se janë prishur pas një incidenti që ndodhi javën e kaluar gjatë emisionit “E Diell” në Top Channel.

Gjithçka nisi kur Xheneta përmendi në studio ish-partnerin e Kaderit, Lumbardh Salihu, çka e bëri bukuroshen nga Prizreni të largohej nga emisioni e të linte studion.

Si pasojë, vajzat nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetet sociale.


Situata u tensionua edhe më tej këtë të diel, kur Xheneta zbuloi gjatë programit se është kërcënuar nga i dashuri aktual i Kaderit.

Javën e kaluar, pas emisionit, më mori në telefon dhe më kërcënoi. Nuk e di çfarë problemi kanë

Ajo shtoi:

Janë shumë të ulëta gocat që bëjnë këto gjëra.


Ndërkohë, miqësia dikur e mirë mes tyre tashmë duket se i ka lënë vendin ftohtësisë dhe mosmarrëveshjeve.