Florian Binaj, kandidati i opozitës për Tiranën. Emrin e zyrtarizoi kryedemokrati Sali Berisha, duke e paraqitur si personin përballë socialistes Ogerta Manastrirliu në vendoret e pjesshme në Tiranë, që do të mbahen më 9 nëntor. Në një dalje për mediat nga selia blu, lideri i opozitës tha se grupi i mandatuar nga PD-ja do t’u paraqesë aleatëve, sugjerimin për të mbështetur atë që e cilësoi si “luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë dhe komunikatorin e talentuar, Florjan Binaj”.
PD-ja duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD-ja do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, Florjan Binaj.
Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD-së, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD-ja do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj.