Aktualitet Politikë

“Flasim”, Rama me kandidaten Manastirliu: Tirana nuk mund të presë më!

Në rinisje të podcastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka ftuar Ogerta Manastirliun, kandidaten socialiste për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Teksa Erion Veliaj ka çuar në Gjykatën Kushtetuese përpjekjen për të pezulluar dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për vendoret në kryeqytet, shefi i qeverisë theksoi se Tirana nuk mund të presë më.

Kush thotë të kundërta nuk e ka idenë se çfarë duhet që kjo lokomotivë të ecë me ritmin e duhur.

Rama foli edhe për Veliajn, në qeli prej 10 shkurtit dhe i shkarkuar nga kreu i Bashkisë Tiranë me votat e Këshillit Bashkiak e me vendim qeverie.

Më 9 nëntor, qytetarët e Tiranës dhe disa bashkive të tjera do të votojnë për kryebashkiakët. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakoshme e jo sepse Tirana është kryeqyteti. Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në parabugim ku ende po mbahet prej muajsh, mes një procesi me standarde të dyshimta.

Tirana nuk mund të presë. Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, Këshilltarit Juridik të presidentit dhe ministër Drejtësie i PD-së, që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen e nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas, diku në një vend të quajtur Gërdec.

Në podcastin “Flasim”, ndër të tjera, Rama foli për ministren e re “Diella” si fenomen global e që “ka bërë më shumë për imazhin e Shqipërisë se kushdo, në kaq pak ditë”. Teksa rrëfeu se në zyrën e tij ka kërkesa nga e gjithë bota për intervistë me ministren, shprehu bindjen se Diella do të jetë një histori suksesi.

Po ashtu, ironizoi lajmet që qarkulluan për Diellën, e cila u shfaq me 6 gishta.

Kuriozitet i madh ngado. Ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë, siç ka edhe kritika apo edhe çudira ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta. Unë s’kam asnjë dyshim që Diella do të jetë histori e bukur suksesi. Në kaq pak kohë, ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë, sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe sikur të mos bënte më gjë tjetër.

Për shefin e qeverisë nuk ka dyshime se “mandati i katërt ka nisur” e sipas tij “do të bitiset me një përkushtim të veçantë”.