Sport

Fonseca humb toruan dhe sulmon gjyqtarin, polemika e tension pa fund në Francë

Në Francë polemikat dhe akuzat ndaj arbitrimit duket se nuk ndalen. Në një sezon që sikundër ishin pritshmëritë po komandohet nga kampionët në fuqi të PSG, lajmet më të bujshme po vijnë nga jashtë fushës së blertë. Pas një furtune të vërtetë mediatike të shkaktuar nga Olimpique Marseille, ku Presidenti i këtij kubi Pablo Longoria u pezullua për 15 ndeshje, pas akuzave të ashpra ndaj arbitrimit në sfidën ndaj Auxerre të një jave më parë e fituar nga vendasit me rezultatin 3 me 0, kësaj here ishte radha e teknikut portugez të Lyon, Paulo Fonseca.

LEXO EDHE: Bastoni si pikë orientimi, kur zëvendësohet, Interi e humb busullën dhe pëson
Gjatë sfidës të vlefshme për javën e 24 të Ligue 1 mes Lyon dhe Brest e mbyllur me fitoren e vendasve 2-1, në kohën shtesë gjyqtari kryesor Bastien Millot shkon të shoh një episod të dyshimtë, pas sinjalizimit nga VAR. Në këtë moment Fonseca “shpërthen” duke i’u afruar kryesorit në një konfrontim të ashpër kokë më kokë, me lojtarët e Lyon dhe stafin që larguan menjëherë ish-teknikun e Milanit.

Në mbrëmje kanë reaguar si gjyqtari kryesor po ashtu edhe shoqata e arbitrave, teksa për “L’equipe” e kanë cilësuar si një gjest brutal, sjelljen e Fonsecës në fundin e ndeshjes. Sipas mediave franceze tekniku portugez rrezikon një pezullim 7 mujor.

LEXO EDHE: Bilancet e javës së 27 të Superiores, Partizani në krizë, Abilaliaj: Ndodhën shumë episode negative në fushë

Ndërkohë në Francë kampionët e PSG duket se po zhvillojnë një garë më vete, shumë larg zhurmës mediatike e polemikave që kanë pushtuar Ligue 1. Edhe këtë fundjavë ekipi i Luis Enriques konfirmoi supremacinë e tij, teksa mposhtu me shifrat e thella 4-1 skuadrën e Lille. Të katër golat u rrealizuan që në pjesën e parë me barcola, Marquinhos, Dembele dhe Doue. PSG kryeson kampionatin në kuotën e 62 pikëve, +13 nga ndjekësja më e afërt skuadra e Marseillës së italianit De Zerbi.