Tech Top Tech - News

Forza Horizon 6 është konfirmuar! Zbuloni më shumë për të…

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Forza Horizon 6

Më në fund! Pas gjithë atyre viteve me rërë, festa e balona meksikane dhe “¡Viva México!” në Forza Horizon 5… tani do të shkojmë drejt e në Japoni! 

Forza Horizon 6 është konfirmuar dhe vendi është ndoshta më i kërkuari prej fansave: Tokio, malet, kulturë drift-esh, Mount Fuji që të rri mbi kokë si boss final, dhe rrugë të ngushta.

Developer-at e Playground Games kanë thënë që kanë bërë kërkime serioze në Japoni, kanë marrë edhe konsulentë vendas, kështu që nuk do të kemi thjesht një “copy-paste” peizazhi. Do të shohim stinët japoneze të rikthyera, por këtë herë me gjithë kuptimin e tyre kulturor: lulet rozë në pranverë , gjethet e kuqe në Kyoto , dimri i bardhë në Fuji ❄️ dhe verëra plot shi.

Kjo do të thotë që nuk do shohim vetëm Tokion me gjithë ato dritat neon lights, por edhe qytete të tjera të mëdha, rrugë malore dhe ato rrugicat klasike japoneze ku mezi kalon një makinë… të gjitha në hartën e madhe tipike të Horizon.

Lajmi i keq? S’ka gameplay ende, vetëm një trailer bombastik. Loja vjen në 2026 për Xbox Series X|S dhe PC, ndërsa PS5 do ta marrë pak më vonë.

Pra, “adiós” Meksikës dhe “kon’nichiwa” Japonisë . Forza Horizon 6 duket gati të na japë festivalin më të çmendur të makinave që kemi parë ndonjëherë.