Politikë

Franca e Holanda kundër negociatave për Maqedoninë

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian, ashtu si Shqipëria, edhe Maqedonia pret çeljen e negociatave në qershor, por sot në Bruksel, kryediplomati Dimitrov ndeshi në kundërshtime të forta. Franca e Holanda janë për mosdhënien e datës dhe Dimitrov foli për çudira. Ministri i Punëve të Jashtme paralajmëroi se nuk do të jetë e thjeshtë për Maqedoninë.