Bota

Francë, arrestohet personi që voziti në pistën e aeroportit të Lionit

Fluturimet në një nga aeroportet e rëndësishme të Francës u ndërprenë sot pasi policia arrestoi një person, që me makinën e tij arriti të kapërcente perimetrin e sigurisë dhe të hynte në pistë. Policët ndoqën dhe qëlluan mbi një makinën që eci për disa kilometra në aeroportin Saint Exupery në Lion. Zyrtarët konfirmojnë se nuk ka pasur të lënduar nga incidenti.