Në Francë, supermarketet me sipërfaqe mbi 400 metra katrorë janë të detyruara me ligj të dhurojnë ushqimin e pashitur, por ende të konsumueshëm, për organizatat që ndihmojnë personat në nevojë. Subjektet që nuk respektojnë këtë detyrim përballen me gjoba deri në 75 mijë euro ose deri në dy vjet burg.
Kjo nismë buron nga Ligji Garot, i miratuar në vitin 2016, me synimin për të reduktuar shpërdorimin ushqimor dhe për të mbështetur shtresat në vështirësi, duke e kthyer ushqimin që më parë hidhej, në një ndihmë konkrete sociale.
Me kalimin e viteve, legjislacioni është forcuar më tej. Detyrimet janë zgjeruar edhe për sektorë të tjerë, si industria ushqimore dhe shërbimet e restoracionit, përmes Ligjit AGEC të vitit 2020. Kjo e ka shndërruar Francën në një model global në luftën kundër shpërdorimit të ushqimit.
Deri më sot, asnjë vend tjetër nuk ka vendosur një detyrim ligjor të ngjashëm për dhurimin e ushqimit të pashitur.