Live From Tirana Music

“Frika ka qenë mos të zhgënjejmë njerëzit”/Shkodra Elektronike rrëfen emocionet e Eurovisionit!

Të ftuar në “Live From Tirana” me Edea Demaliaj, kanë qenë grupi Shkodra Elektonike, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca. Me këngën e tyre “Zjerm”, ata përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në Eurovision 2025 dhe fituan zemrat e gjithë publikut. Shkodra Elektronike erdhën me një rrëfim të sinqertë mbi ndjesitë e tyre, emocionet, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna…

Si ka qenë ndjesia e përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision?

Beatriçe: Ne e kemi ndierë mbështetjen e njerëzve që ditën e parë dhe për mua nuk ka qenë peshë, ka qenë motorr. Me këtë mbështetje, e me mesazhet që na kanë ardhur, kjo gjë na ka dhënë forcë. E kam ndierë si përgjegjësi për të shkuar e përgatitur, për të bërë maksimumin. Kam punuar shumë për këtë gjë. E kam konsideruar si punë, për të mos futur shumë emocionet e mia, por ta mendoj si diçka që do jap maksimumin tim. Frika ime ka qenë mos të zhgënjej njerëzit.

Kola: Ka qenë mendimi për t’i bërë gjërat sa më mirë. I vetmi ndryshim nga Beatriçe, është se pjesa ime ka qenë tepër e thjeshtë, nuk kam pasur shumë nevojën për t’u përgatitur.