Health & Beauty Lifestyle

Frika nga shtatzënia, gratë që janë më të rrezikuara ta përjetojnë…

Takofobia është kur një grua ka frikë ndaj shtatzënisë madje madje mund të refuzojë në mënyrë kategorike të bëhet nënë edhe nëse i do shumë fëmijët. Kjo është një fobi dhe si e tillë konsiderohet si një frikë me shumë kuptim dhe tepër e justifikuar që mund të çojë në refuzim të përhershëm të shtatzanisë, e cila në vendin tonë duket se është shumë pak e njohur.

Bëhet fjalë për frikën që një grua shpreh në lidhje me një shtatzani, e cila është e vështirë të trajtohet me anën e terapisë të posaçme qe konsiston në ekspozimin përballë fobisë që ka, kjo sepse gruaja ose është ose nuk është shtatzanë. Ndryshimi nga frika normale që gruaja mund të ndiejë në fund të shtatzanisë është se në rastin e kësaj fobie ajo e refuzon në mënyrë kategorike shtatzaninë. Në rastet më ekstreme gruaja kërkon t’i bëhet një sterilizim i përkohshëm.

Zakonisht më të rrezikuara janë gratë që kanë pasur një eksperiencë të keqe nga një lindje e mëparshme. Por mund të ndodhë edhe si pasojë e një operacioni urgjent të shkaktuar nga shkëputja e placentas dhe madje në disa raste mund të ndodhë edhe sepse gruaja e ka perceptuar lindjen si një dhunim ndaj trupit të saj apo se është përballur edhe me depresionin post-partum. Në rast se gruaja është tashmë shtatzanë por ka fobi nga lindja kërkon një lindje të programuar me operacion.

Është e rëndësishme të parandalohet thellimi i kësaj fobie me anën e komunikimit dhe me anën e ndjekjes së eksperiencave të lindjes. Ndjekja e një kursi parapërgatitor mund t’ju vijë në ndihmë për të ulur nivelin e ankthit dhe në rastet më ekstreme mund të ndiqet edhe një psikoterapi.