Gossip

Fund shpresave për ribashkim? Blac Chyna zbulon ndarjen me Rob Kardashian?

Blac Chyna ka konfirmuar zyrtarisht se ajo dhe Rob Kardashian nuk janë më bashkë, duke i dhënë fund muajve të tërë thashethemeve për një ribashkim të mundshëm mes tyre.

Reperja dhe ylli i reality show-t, emri i vërtetë i së cilës është Angela White, kishte deklaruar vetëm pak muaj më parë se Rob ishte “personi i saj më i afërt”, duke ndezur shpresat te fansat. Megjithatë, një postim i fundit në Instagram duket se i ka shuar përfundimisht këto zëra.

Merrni me mend kush po e mbyll vitin beqare

-shkroi Blac Chyna, duke shtuar me ironi:

Ti e dije. Ti dhe unë

Deklarata vjen në kontrast me atë që ajo kishte thënë në tetor, gjatë një paraqitjeje në Los Angeles Women’s Expo, ku kishte pranuar se ajo dhe Rob ishin në “rrugën” e ribashkimit.

Në atë kohë, Angela kishte theksuar se po shëroheshin emocionalisht dhe po komunikonin më mirë për hir të vajzës së tyre 9-vjeçare, Dream.

Po shërohemi, po komunikojmë dhe po ecim me rrjedhën. Nëse është vullneti i Zotit, mund të ndodhë diçka

-ishte shprehur ajo.

Edhe pse ishin parë shpesh së bashku, duke qeshur dhe kaluar kohë të mirë, duket se marrëdhënia e tyre ka mbetur vetëm në nivel prindëror, ndërsa çdo mundësi romantike është përjashtuar.