Gossip Showbiz

“Nuk kam frikë nga vdekja” Deklarata që po trondit rrjetin nga Khloé Kardashian!

Khloé Kardashian ka befasuar publikun me një deklaratë të pazakontë për mënyrën se si e sheh vdekjen, duke pranuar se nuk e përjeton atë me frikë, por me një ndjenjë qetësie dhe pritjeje.

Ylli 42-vjeçar i reality show-t ndau mendimet e saj intime në një episod të ri të podkastit të saj “Khloé In Wonder Land”, ku ishte e ftuar edhe Teresa Caputo, e njohur nga emisioni “Long Island Medium”.

Nuk kam aspak frikë nga vdekja

-u shpreh Khloé, duke shtuar se ndihet e sigurt për atë që e pret më pas.

Ajo theksoi se fjalët e saj nuk kanë asnjë lidhje me dëmtimin e vetes, por me bindjen se fundi i jetës do të jetë një përvojë e bukur dhe paqësore.

E di që do të jem në një vend shumë të mirë, me të gjithë njerëzit që dua

-tha ajo, duke pranuar se kjo ndjenjë mund të tingëllojë e errët për disa.

Megjithatë, Kardashian tregoi se ekziston një frikë e vetme që e shqetëson realisht, ndarja nga fëmijët dhe njerëzit e saj të dashur.

Ideja që t’i lë pas ata është e vetmja gjë që më frikëson

-rrëfeu ajo.

Për gjithçka tjetër jam e qetë.

Nuk është hera e parë që Khloé flet hapur për vdekjen në podkastin e saj. Ajo është rikthyer shpesh te humbja e babait të saj, Robert Kardashian, të cilin e ka përshkruar si momentin më përcaktues të jetës së saj.

Ai u nda nga jeta në vitin 2003, në moshën 59-vjeçare, vetëm dy muaj pasi u diagnostikua me kancer në ezofag.

Në atë kohë, Khloé ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa vëllai i saj Rob 16. Ajo e përshkroi këtë përvojë si thellësisht traumatike për të dy, duke theksuar se lidhja e tyre u forcua pikërisht për shkak të dhimbjes së përbashkët.

Ishim shumë të lidhur dhe e di saktësisht çfarë kemi kaluar bashkë

-tha ajo.

Edhe pse gjatë periudhës së zisë nuk arrinte të shihte asgjë pozitive në humbjen e babait, Khloé pranoi se me kalimin e kohës e kuptoi ndikimin që kjo tragjedi pati në formimin e saj.

Na mësoi të bëheshim më të fortë, më të përgjegjshëm dhe të qëndronim në këmbët tona

-u shpreh ajo, duke shtuar se më parë familja mbështetej shumë tek figura e babait.

Deklaratat e saj kanë hapur debat në rrjete sociale, ku shumë ndjekës e kanë vlerësuar sinqeritetin e Khloé-s dhe mënyrën e qetë me të cilën ajo flet për një temë kaq të ndjeshme.