Sport

Futbollisti gjerman konfirmon largimin nga Bajer Leverkusen: Nuk ka rinovim, vendimi është marrë

Mbrojtësi i Bajer Leverkusenit, Xhonatan Tah ka deklaruar se nuk të rinovojë kontratën dhe do të largohet nga klubi në verë.

Po, patjetër. Vendime për të ardhmen? Jo, të jem i sinqertë, nuk kam një afat kohor të saktë. Por klubi e di këtë. Dhe, siç kam bërë gjithmonë, kam komunikuar gjithçka shumë hapur. Gjithçka u tha që në fillim. Ishte një moment kur vendosa të mos rinovoj kontratën dhe të mos qëndroj këtu dhe situata ka mbetur e njëjtë që atëherë”, deklaroi ai.

Nuk dihet ku do të jetë e ardhmja e tij, por në Itali ka pasur thashetheme në lidhje me Serie A, me Interin që është lidhur me emrin e Tah.

Tah, ka konfirmuar zyrtarisht se do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni. Kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2025, por ai ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të rinovojë dhe se vendimi është marrë prej kohësh.

Pas barazimit 1-1 ndaj St. Pauli – një rezultat që mund t’i ketë dhënë Bayern epërsinë përfundimtare në luftën për titull – Tah u ndal për të folur për të ardhmen e tij:

“A do të largohem nga Bayer Leverkusen? Po, me siguri. Vendime për të ardhmen? Jo, në të vërtetë nuk kam një afat të caktuar. Por klubi e di. Dhe si gjithmonë, kam komunikuar gjithçka hapur. Gjithçka është thënë që në fillim. Në një moment vendosa të mos rinovoj dhe të mos qëndroj më këtu. Situata nuk ka ndryshuar.”

Në këtë mënyrë, më 17 maj, kur Leverkuseni të luajë ndeshjen e fundit të sezonit kundër Mainz-it, do të përfundojë një kapitull i rëndësishëm në karrierën e mbrojtësit që ka qenë një pikë referimi për klubin.

Ndërkohë, zërat për të ardhmen e tij janë të shumtë, dhe edhe Serie A është në garë për firmën e tij, me Interin që është përmendur shpesh si një destinacion i mundshëm. Me një profil të konsoliduar dhe eksperiencë të madhe, Tah pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në merkato gjatë verës.