Gjatë një bisede mes G-Banit dhe Rozanës, reperi ka pranuar ndjenjat e tij për Danjën, një gjë që ai ka theksuar se nuk e ka shprehur para banorëve të tjerë dhe se publiku nuk është i përfshirë në këtë çështje, pasi ata e dijnë.
G-Bani i ka kërkuar Rozanës që të mos i japë më shumë rëndësi këtij diskutimi, duke e konsideruar si një çështje të brendshme.
Në përgjigje, Rozana ka thënë se kjo është diçka e njohur tashmë, pasi ai e kishte pyetur më parë:
A e di?
– dhe ajo i kishte dhënë një përgjigje pozitive, duke shtuar se ajo do ta dinte këtë vetëm nëse ai kishte bërë ndonjë veprim për ta treguar.
Në këtë moment, Gjesti është përfshirë në bisedë dhe ka shprehur mendimin e tij, duke thënë se kjo situatë nuk duket e drejtë, duke e konsideruar si një lojë të panevojshme, duke pohuar se do të duket e çuditshme të shfaqësh ndjenja për 30 persona brenda një shtëpie.