Aktualitet Bota

G7 nuk liron rezervat strategjike! Rritet çmimi i naftës në javën e dytë të luftës në Iran! 120 dollarë për fuçi!

Grupi i G7 mbajti këtë të hënë një takim urgjent për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës.

Pavarësisht raportimeve të mediave ndërkombëtare për mundësinë e marrjes së një vendimi për lirimin  e Rezervave Strategjike të naftës, diçka e tillë nuk ndodhi në këtë mbledhje, sipas deklaratës së lëshuar nga G7.

Ministrat e Energjitikës së vendeve anëtare të G7 pritet të mbajnë një tjetër takim këtë të martë.

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka bërë që nafta të  regjistrojë çmime rekord duke tejkaluar 100 dollarë për fuci. Ky çmim rezulton të jetë më i larti i regjistruar në katër vitet e fundit ndërsa  hera e parë që kaloi këtë shifër  ishte në kohën e pushtimit të  Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

LEXO EDHE: Dita e dhjetë e konfliktit në Lindjen e Mesme, shkon në 1700 numri i viktimave!

Presidenti Amerikan Donald Trump reagoi pasi cmimi i naftës kaloi mbi 100 dollare për fuqi në hapjen e bursave këtë të hënë duke shkruar në Truth Social se një rritje në “çmimet afatshkurtra të naftës” ishte një “çmim shumë i vogël për t’u paguar” për shkatërrimin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

Çmimet globale të naftës arritën në gati 120 dollarë të hënën për shkak të frikës nga një ndërprerje e zgjatur e furnizimit me energji përmes rrugës kryesore të transportit detar të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa indeksi i aksioneve FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar ra me 1.3%.

LEXO EDHE: NATO rrëzoi një tjetër raketë iraniane mbi Turqi, Rama: Shqipëria dënon me forcë sulmin!