Health & Beauty

Gabimet që jeni duke bërë me përdorimin e sapunit në dush…

Dermatologët rekomandojnë të kaloni 5 deri në 10 minuta në ditë në dush. Ndërsa disa prej nesh nuk mund ta imagjinojnë përballjen e ditës pa një shpëlarje në mëngjes, të tjerët preferojnë të heqin stresin e përditshëm gjatë natës. Ata që zgjedhin ta bëjnë atë gjatë natës mund të kenë përfitime të pafundme për bukurinë dhe shëndetin.

Çdo ditë mund të dëgjosh mendime të ndryshme për atë që duhet apo nuk duhet të përdorësh ndërsa je duke bërë dush. Ka edhe nga ata që mendojnë se nuk duhet të përdorësh sapunin për të larë trupin. Sipas “Huffington Post”, sapuni ka veti që, bashkë me papastërtitë, të largojë edhe yndyrën e trupit, gjatë kohës që bie në kontakt me ujin.

Lëkura e krahëve dhe e këmbëve nuk kanë shumë yndyrë në përgjithësi, kështu që duke i pastruar me sapun, e bën lëkurën mjaft të thatë e të ashpër. Më pak të ndjeshme janë pjesët e tjera të lëkurës, të cilat kanë më tepër yndyrë, por gjithsesi kjo zgjedhje është edhe në varësi të tipit të lëkurës.

Dermatologia Cynthia Bailey në Kaliforninë e Veriut, shprehet se:

Minimizoni sapunin për lëkurën ose përdoreni atë vetëm në pjesët e lëkurës që kanë yndyrë: fytyra, dekolteja, sqetullat, vithet, por jo në pjesë të tjera të trupit. Nëse keni një lekurë të thatë, e mira është ta shmangni përdorimin e sapunit.

Nëse jeni mësuar që sa zgjoheni në mëngjes bëni dush, më pas bëni prap pas stërvitjes dhe më pas një tjetër në darkë para gjumit, jeni duke dëmtuar shëndetin tuaj. Shpenzimi i tepërt i kohës në dush mund të dëmtojë lëkurën, flokët tuaj, madje edhe të ndikojë në shëndetin tuaj riprodhues. Ne në këtë link ju njohim me arsyet se pse dushi disa herë në ditë mund të mos jetë zgjidhja më e mirë.