Health & Beauty Lifestyle

Të fiksuar pas dushit 3 herë në ditë?! Ne ju propozojmë ta ndryshoni këtë zakon dhe ka disa arsye pse!

Nëse jeni mësuar që sa zgjoheni në mëngjes bëni dush, më pas bëni prap pas stërvitjes dhe më pas një tjetër në darkë para gjumit, jeni duke dëmtuar shëndetin tuaj. Shpenzimi i tepërt i kohës në dush mund të dëmtojë lëkurën, flokët tuaj, madje edhe të ndikojë në shëndetin tuaj riprodhues.

Ne ju njohim me arsyet se pse dushi disa herë në ditë mund të mos jetë zgjidhja më e mirë…

1. Flokët tuaj mund të duken më të yndyrshëm.

Flokët e sapo larë duken mirë, por larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund t’i bëjë ato më të yndyrshme. Nëse e keni zakon të lani flokët tuaj çdo ditë, lëkura e kokës merr mesazhin që duhet të prodhojë vazhdimisht më shumë vaj për të parandaluar tharjen e tepërt të lëkurës në kokën tuaj. Kjo, nga ana tjetër, do t’i bëjë flokët tuaj të yndyrohen më shpejt.

2. Lëkura juaj mund të fillojë të ndihet e thatë.

Edhe pse të mos bësh dush rregullisht nuk tingëllon tërheqës, bërja shumë shpesh bën më shumë dëm sesa dobi. Sapuni dhe uji i nxehtë largojnë bakteret e shëndetshme dhe vajrat esenciale nga lëkura juaj. Këto vajra ndihmojnë lëkurën tuaj të qëndrojë rinore dhe shkëlqyese për më gjatë dhe disa dermatologë madje rekomandojnë të bëni dush 2-3 herë në javë për të parandaluar kruajtjen dhe lëkurën tepër të thatë.

3. Mund të vëreni më shumë zbokth se zakonisht.

Shumë shampo pretendojnë se i bëjnë flokët tuaj të duken me shkëlqim, voluminoz dhe pa zbokth, por përdorimi i tyre shumë shpesh në të vërtetë funksionon anasjelltas. Larja e tepërt e flokëve bën që koka juaj të kruhet dhe acarohet. Kjo përfundimisht mund të çojë në zbokth dhe në disa raste mund të shkaktojë edhe humbjen e flokëve.

4. Lëkura juaj mund të bëhet më e ndjeshme.

Bërja e një dushi të gjatë dhe të nxehtë duket si një mënyrë e shëndetshme për të qëndruar i pastër dhe për të mbajtur mikrobet e këqija larg. Por ekspozimi i trupit tuaj ndaj disa papastërtive dhe baktereve forcon sistemin tuaj imunitar dhe e ndihmon atë të luftojë viruset në mënyrë më efektive. Dushi shumë shpesh shqetëson mikrobiomin e lëkurës tuaj, duke e bërë atë të ndihet i irrituar dhe të duket i plasaritur dhe i kuqërremtë.

5. Mund të jetë më e vështirë të krihni flokët.

Larja e flokëve shumë shpesh i bën ato të thatë, të brishtë dhe të prirur për këputje. Një flokë i tillë asnjëherë nuk është i mirë për tu krehur.

6. Mund të ndikojë në shëndetin tuaj riprodhues.

Pjesët tuaja intime pastrohen natyrshëm dhe përdorimi i sapunëve për t’i larë ato mund të ndikojë në nivelet e tyre të pH të shëndetshme. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë një çekuilibër bakterial, acarim dhe madje të ndikojë në shëndetin tuaj riprodhues.

Dermatologët rekomandojnë të kaloni 5 deri në 10 minuta në ditë në dush. Ndërsa disa prej nesh nuk mund ta imagjinojnë përballjen e ditës pa një shpëlarje në mëngjes, të tjerët preferojnë të heqin stresin e përditshëm gjatë natës. Ata që zgjedhin ta bëjnë atë gjatë natës mund të kenë përfitime të pafundme për bukurinë dhe shëndetin.