Bota

Gabimi në një fjalim të Trump-it, dorëhiqen dy drejtuesit e lartë të BBC-së!

Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie dhe drejtoresha ekzekutive e Informacionit, Deborah Turness, dhanë dorëheqjen. Vendimi vjen pas kritikave e akuzave për mashtrim të shikuesve duke redaktuar një fjalim të Donald Trump-it, që ai të dukej sikur inkurajonte në mënyrë të qartë trazirat në Capitol Hill, të fillimjanarit 2021.

Një memorandum me shtrirje të gjerë kritikoi edhe të tjera fusha të mbulimit të BBC News-it, ku autori i tij tha se e dërgoi “në dëshpërim për mosveprimin e Ekzekutivit të BBC-së”.

Në dy deklarata të ndara, Davie pranoi se “ka pasur disa gabime”, ndërsa Turness deklaroi:

Faji më takon mua. Janë bërë disa gabime dhe si drejtor i përgjithshëm duhet të marr përgjegjësinë përfundimtare.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i mirëpriti dorëheqjet.