Live From Tirana

“Gangster i mbetur në tentativë”/Neda Balluku për rastin e Vlorës: U bë polic se nuk kishte mjaftueshëm…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Neda Balluku. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj si opinioniste në edicionin e fundit të “Big Brother VIP 4”, marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët, por dhe mbi situatat e fundit aktuale në vend…

Si e komenton ngjarjen e Vlorës, ku u dhunua kamerieri 18-vjeçar? A na dha një shuplakë të gjithëve që kemi dështuar si shoqëri?

Unë nuk mendoj që kemi dështuar si shoqëri. Madje mendoj të kundërtën, që një djalë 18-vjeçar, i cili në vend që të ishte në plazh, është në punë duke shërbyer. Unë mendoj që vetëm prezenca e atij djali në atë kafene, na ka treguar pikërisht këtë, që ne nuk kemi dështuar ende si shoqëri. Këtu kemi të bëjmë me një gangster (polici) të mbetur në tentativë, që kur ka qenë i vogël, ka pasur ëndrra për të luajtur me pistoleta. Nuk ka patur karakter mjaftueshëm, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, për t’u bërë gangster – se të jesh gangster do dhe karakter dhe të jesh pak i verbër për t’i shkuar gjërave deri në fund pa pasur parasysh pasojat. Ndërsa ai për mua ka qenë një njeri që nuk ka patur karakter mjaftueshëm për t’u bërë gangster dhe vendosi të bëhej polic. Unë nuk e mendoj që del njëri e bën një gomarllëk dhe ne jemi të gjithë si shoqëri të mbaruar. Hajde pyesim se pse po bëhen ngjarje të tilla kaq periodike. Po të shohësh edhe në video online, ke shumë raste rrahjesh, dhunë me njëri-tjetrin. Ishte rasti në veri tek Lumi i Shalës, edhe në jug ndodhi kjo. E ka thënë edhe Kamy që vapa e vera i nxit pak këto.