Qeveria njofton se Automotive Fair Albania rikthehet në datat 27-30 mars, me një sërë aktivitetesh e risish, si një mundësi për promovim të mëtejshëm për automotivin dhe transportin e gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin. Ky panair do të ofrojë minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe ku nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.
Lidhur me këtë panair, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shkruan:
Eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e industrisë automobilistike, të gjitha në një vend. 27-30 Mars, 4 ditë plot adrenalinë, shpejtësi dhe emocione. Përgatituni për surpriza, gara dhe inovacion si kurrë më parë, thekson ministri Gonxhja.
Qëllimi i këtij panairi lidhet me promovimin e industrisë automotive drejt krijimit të një ekosistemi nxitës e të qëndrueshëm, përmes qasjes bashkëpunuese nga qeverisja, qendrore e vendore, në sinergji me tërë faktorët e aktorët e tregut, brenda dhe jashtë vendit, në arritjen e një realiteti konkurrues për ekonominë automotive, si edhe njohjen dhe afrimin e investitorëve potencialë.