Gossip Showbiz

George Clooney braktis jetën glamuroze të Hollywood-it për të rritur fëmijët? Ku dhe pse?

George Clooney, aktori i njohur 64-vjeçar, ka zbuluar arsyen pse ai dhe bashkëshortja e tij, avokatja e njohur e të drejtave të njeriut Amal Clooney, 47 vjeçe, kanë vendosur të largohen nga jeta luksoze e Los Angeles dhe të vendosen në një fermë të qetë në Francë.

Çifti, prindër të binjakëve 8-vjeçarë, Alexander dhe Ella, kanë zgjedhur të rrisin fëmijët e tyre larg dritave të famës dhe presionit të kulturës së Hollywood-it.

Në një intervistë për revistën “Esquire”, Clooney rrëfeu se ishte thellësisht i shqetësuar për ndikimin që fama mund të kishte në jetën dhe zhvillimin e tyre.

Kultura franceze i jep përparësi jetës reale. Atje, askush nuk të ndjek sepse je i famshëm. Fëmijët mund të rriten normalisht

-u shpreh aktori.

Clooney shtoi se përpiqet t’i mbajë binjakët larg rrjeteve sociale dhe botës virtuale, për t’i mbrojtur nga ndikimet toksike dhe ekspozimi i panevojshëm.

Megjithëse pasuria e çiftit vlerësohet mbi 550 milionë dollarë, ata ndjekin një mënyrë jetese modeste dhe të thjeshtë.

Jam i privilegjuar, por normaliteti për fëmijët është më i rëndësishëm se çdo gjë. Çdo mëngjes i çoj vetë në shkollë dhe nuk dua që të përfshihen në botën e xhirimeve

-tha Clooney.