Aktualitet

George Frendo: Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit

Në prag të Pashkës Katolike, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo iu drejtua politikës me thirrjen për zgjidhjen e krizës. Duke i kërkuar politikanëve të angazhohen për një zgjidhje të drejtë, ai tha :“Ne nuk duam vetëvrasjen e kombit”. Kleriku i lartë tha se “Kremtimi po bëhet në një moment shumë kritik e të tensionuar në vend”.  Imzot Frendo solli në vëmendje mesazhet e Krishtit të Ngjallur për paqe e falje, ndërsa theksoi se përfaqësuesit duhet të jenë shembull për popullin.  Frendo tha se “Ngjallja e Krishtit na jep kurajo për të përballuar problemet”.