Ata janë ndër çiftet më të përfolur të momentit sidomos pas paraqitjes së tyre në festivalin italian, “Sanremo”.
Megjithëse duken çifti ideal le të kujtojmë se Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez ende nuk janë të martuar. Sakaq, ata kanë edhe një fëmijë së bashku, vogëlushen Alana Martina.
Së fundmi, televizioni spanjoll “Telecinco” ka bërë të ditur se modelja e njohur paguhet nga partneri i saj, pra ylli i Juventusit për tu kujdesur për fëmijët e tij.
Çdo muaj në llogarinë e Georginës kalojnë nga 50.000 deri në 100.000 euro që ajo të përmbushë çdo nevojë të fëmijëve të legjendës së futbollit.
Tashmë që mësuat këtë me siguri do të mendoni se lidhja e tyre ngjason me një marrëveshje.