Showbiz

Georgina Rodriguez dukej e mahnitshme në Festivalin e Filmit në Venecia

Ajo tërhoqi krejtësisht vëmendjen me paraqitjet e saj në Festivalin e 77-të të Filmit në Venecia.

Bëhet fjalë për Georgina Rodriguez e cila dukej më në formë se kurrë. Partnerja e Cristiano Ronaldos u shfaq fillimisht me një fustan të zi të ngjitur pas trupit që shkëlqente më shumë se e ardhmja juaj.

Fustani i çarë, zbulonte këmbët e tonifikuara të modeles bukuroshe ndërsa fustanin e dytë me të cilin parakaloi në tapetin e kuq e kishte kombinuar me një maskë sateni duke marrë siç duhet masat anti-Covid.