Gossip Showbiz

Gerta Gixhari thyen kutinë e emergjencës por zhgënjehet? Pse?

Gerta Gixhari, banore e “Big Brother VIP Albania 4”, ka shpërthyer në lot ditën e sotme, pasi ndjeu mjaft mall për dy djemtë e saj.

Ajo u përball me një moment emocionale, ndërsa ishte Loredana që e përqafoi dhe e ngushëlloi.

Pas kësaj, Gerta theu kutinë e emergjencës me shpresën për të marrë një telefonatë, por kur hapi zarfin, lexoi një mesazh që e zhgënjeu:

Telefonatën nuk mund ta përfitosh ti, por delegoja dikujt tjetër.

Në këtë moment, Rozana ndërhyri dhe i tha Gertës:

Zgjidh dikë nga ne, sepse do ta delegojmë ty telefonatën.

Kështu, Gerta vendosi t’i delegojë telefonatën Aldos.