Gossip Showbiz

Getinjo shpreh mbështetjen e tij për Gjestin, dërgon mesazh në “Big Love”! “Mushnu men’…”

Reperi i njohur dhe shumë i dashur, Getinjo, ka surprizuar Gjestin me një mesazh mbështetjeje emocionues brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”.

Gjesti u emocionua shumë nga mesazhi inkurajues i Getinjos, i cili e këshilloi të qëndrojë i fortë dhe të mos e humbasë buzëqeshjen. Getinjo shkruante:

Ti je shqiptar i rrethum me shqiptarë të fortë! ‘Mushnu men, un u musha u mush gjepi jem’ hehe. Rri i fortë edhe mos e nal buzëqeshjen. Të përshëndes

Ky gjest i bukur solli reagime tek disa prej banorëve duke kënduar këngën me në krye Gjestin , i cili e shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen që po merr nga jashtë shtëpisë.