Gossip Showbiz

Gisele Bundchen sjell në jetë fëmijën e saj të tretë!

Gisele Bündchen ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, të parin me të dashurin e saj, Joaquim Valente, mësohet nga TMZ.

Burimet thonë se Gisele është shumë e lumtur dhe si nëna ashtu edhe fëmija janë në shëndet të plotë. Nuk dihet ende se kur ka lindur, por besohet se ka ndodhur së fundmi.

Lajmi emocionues vjen disa muaj pas njoftimit që Gisele ishte 5-6 muajsh shtatzënë në tetor, kur kjo u bë publike.

Siç u raportua më parë, Gisele dhe Joaquim kishin vendosur të mos e zbulonin gjininë e fëmijës deri pas lindjes. Aktualisht nuk dihet ende nëse janë bërë prindër të një djali apo vajze.

Burime nga TMZ zbuluan se ish-bashkëshorti i Gisele, Tom Brady, dhe fëmijët e tyre, 15-vjeçari Benjamin dhe 12-vjeçarja Vivian, ishin njoftuar për lajmin e fëmijës para se të publikohej vitin e kaluar.

Gisele dhe Joaquim, një instruktor i jiu-jitsu, u lidhën për herë të parë në nëntor 2022, kur Joaquim iu bashkua modeles dhe fëmijëve të saj gjatë një udhëtimi në Kosta Rikë, vetëm disa javë pas përfundimit të divorcit të saj nga ylli i NFL-së.

Ata kanë zgjedhur të mbajnë lidhjen e tyre jashtë vëmendjes mediatike, duke mbajtur një profil të ulët në fillimet e marrëdhënies së tyre.

Megjithatë, tani ata janë të pandarë, me Joaquim që është gjithmonë pranë Gisele, veçanërisht gjatë shtatzënisë së saj. Me siguri, ardhja në jetë e fëmijës i ka afruar edhe më shumë.