Gossip Showbiz

Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës!

Supermodelja braziliane Gisele Bündchen tërhoqi vëmendjen gjatë një paraqitjeje të rrallë në tapetin e kuq në Miami, ku u shfaq për herë të parë publikisht me unazën e martesës nga bashkëshorti i saj i ri, Joaquim Valente.

45-vjeçarja ishte e ftuar nderi në eventin e lansimit të linjës së re Fructis Diamond Sleek nga Garnier, markë për të cilën ajo është prej kohësh ambasadore.

Modelja u shfaq elegante me një fustan argjendi të zbukuruar me gurë të çmuar dhe taka të njëjta, ndërsa flokët biondë i kishte mbledhur në një bisht të lartë.

Ajo kishte zgjedhur aksesorë minimalë, duke bërë që vëmendja të përqendrohej tek unaza e saj e martesës prej ari të verdhë.

Bündchen dhe Valente u martuan në mënyrë private në dhjetor të vitit 2025 në rezidencën e tyre në Surfside, Florida.

Historia e tyre e dashurisë nisi në vitin 2021, kur modelja dhe fëmijët e saj filluan të stërviteshin në akademinë e jiu-jitsu të Valentes. Çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2024 dhe sot janë gjithashtu prindër të një fëmije njëvjeçar.

Martesa e Bündchen me Valenten erdhi tre vjet pas divorcit të saj nga ish-bashkëshorti, legjenda e futbollit amerikan Tom Brady, me të cilin ka dy fëmijë.