Sport

Gjashtë gola në Vorë, vendësit mundin Elbasanin kryesues të Kategorisë Superiore

Pesë gola të shënuar në Vorë, në betejën kundër kryesuesve të Elbasanit. Shënoi Vora me Dakën që në minutën e 4-t, teksa barazimi i verdhebluve ndodhi në të 47-ën me Boye.

Luis Felipe ktheu avantazhin momental për Vorën, teksa Bunjaku ishte i radhës në listën e golashënuesve për të barazuar në 2-2 për miqtë.

Kur u duk se gjithçka u mbyll, në të 77-ën Karrica tundi dy herë rrjetën për Vorën, për të marrë një fitore plot vlerë në misionin e vështirë të mbijetesës.

Vora-Elbasani 4-2
Golat: Daka 4’, Luis Felipe 69’, Karrica 77’, 89’/ Boye 47’, Bunjaku 71’