Bota

Gjendet anija ruse me 200 tonë flori, me vlerë 133 mld dollarë

Një ekip zhytësish nga Koreja e Jugut zbuloi mbetjet e anijes ruse “Dimitrii Donskoi”, e cila ishte fundosur 113 vite më parë. Luftanija u nis nga ishulli Ulleungdo në vitin 1905, dhe qëllim kishte të mos binte në duart e japonezëve gjatë betejës së Tsushimas në kohën e luftës ruso-japoneze. Ekspertët thonë se në momentin e fundosjes luftanija ruse kishte në bord 200 tonë ar me vlerë 133 miliardë dollarë.