Bota

Gjendet e vdekur producentja e njohur, Dana Eden!

Producentja izraelite Dana Eden, e cila punoi në serialin “Teheran”, u gjet e vdekur në një dhomë hoteli në Athinë ndërsa një hetim për incidentin është duke vazhduar. Trupi i gruas 52-vjeçare, e identifikuar si Dana Eden, u gjet pasi një i afërm u përpoq pa sukses ta kontaktonte disa herë. Rasti po trajtohet si vetëvrasje bazuar në prova dhe dëshmi, thanë zyrtarët e policisë. Hetuesit grekë gjetën pilula në vendngjarje.

Mjeku ligjor gjeti gjithashtu mavijosje në qafën e producentes. “Ky është një moment trishtimi për familjen, miqtë dhe kolegët”, tha kompania ndërkombëtare e prodhimit Donna and Shula Productions. Ata shtuan: “Kompania e prodhimit dëshiron të sqarojë se thashethemet për një vdekje të shkaktuar nga krimi ose nacionalizmi janë të pavërteta dhe të pabaza”, duke i kërkuar medias dhe publikut të përmbahen nga publikimi i pretendimeve të paverifikuara. Eden ishte në Greqi duke xhiruar sezonin e katërt të serialit “Teheran”. Sezoni i tretë u publikua në janar. “Teherani” fitoi çmimin për ‘Serialin më të Mirë Dramatik’ në çmimet e 49-ta ndërkombëtare Emmy në vitin 2021.