Showbiz

Gjendet i pajetë Dj i hitit të njohur “I Like to Move It”

Dj Erick Morillo është gjendur i pajetë në një shtëpi në Miami në rrethana ende të paqarta.

Ai u bë i famshëm për hitin e vitit 1993, “I Live To Move It”, që është bërë pjesë e filmave, spoteve, reklamave të ndryshme dhe kolona zanore e filmit të animuar “Madagascar”.

49-vjeçari i ndjerë, gjatë karrierës së tij u shpall 3 herë Dj i vitit. Në vitin 2019 Erick u përball me akuza për ngacmim dhe abuzim seksual ndaj një Dj femër me të cilën kishte luajtur gjatë një feste private në muajin dhjetor.

Morillo lindi në New York, por e kaloi fëmijërinë e tij në Kolumbi, për t’u rikthyer në SHBA në moshën 11-vjeçare. Shkaqet e vdekjes së tij janë akoma nën hetim nga autoritetet e Miami-t.