Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Dragostunjë të Librazhdit!

Gjendet trupi i pajetë i një personi në një rrugë rurale në fshatin Dragostunjë, që bën pjesë në Njësinë Administrative Qendër të Bashkisë Librazhd. Për momentin, rrethanat mbeten të paqarta.  Sipas burimeve jo zyrtare, viktima u konstatua nga një kalimtar, i cili menjëherë njoftoi policinë.

Paraprakisht mësohet se uniformat blu shkuan në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar personin, si dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat ka humbur jetën. Aktualisht, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një vdekje nga shkaqe natyrale apo për një ngjarje kriminale.

Mësohet se hetimet policore janë në fazë paraprake dhe pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit. Policia e Librazhdit ka rrethuar zonën, si dhe po merr në pyetje banorë atje për të siguruar çdo informacion të mundshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.