Aktualitet

Mbeti i bllokuar në dritaren e banesës që po grabiste, humb jetën grabitësi në Fier!

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen “8 shkurti” të Fierit ku një 47 vjeçar humbi jetën pasi tentoi të grabiste një banesë. Ai mbeti i bllokuar në xhamin e dritares. Vëllai i pronarit të shtëpisë, tha se nuk e njeh personin që më vonë u identifikua si shtetasi Ilir Zarka. Në momentin kur u gjet i pajetë, viktima ishte i maskuar me kapuç e doreza e blutë po hetojnë. Të zotët e banesës ndodhen në Greqi.

Vëllai ka ikur, ka një muaj në Greqi për të kaluar Pashkët me fëmijët. Isha këtu para dy ditësh dhe nuk kishte asgjë. Kur kishte ardhur sot në mëngjes, fqinji kishte parë një person në dritare dhe kishte njoftuar policinë.

Policia bëri verifikimet. Ai kishte ardhur, kishte thyer xhamin. Kishte ardhur të grabiste, por duke tentuar të dalë kishte ngelur në xham dhe kishte humbur jetën. Policia më pyeti dhe unë nuk e njihja, ishte i veshur me doreza e kapuç, por nuk kishte me vete asnjë kartë identiteti për ta identifikuar.