Diva e muzikës pop, Jennifer Lopez duket se po e shijon në maksimum romancën e saj me aktorin dhe regjisorin e njohur, Ben Affleck. Këngëtarja ka pranuar së fundmi se po kalon kohën më të mirë në jetën e saj momentalisht. Gjatë një interviste të saj të fundit ajo është shprehur shumë e lumtur me gjithë çfarë po ndodh me të.
Së fundmi dyshja e njohur janë parë në makinë, të bllokuar në trafikun e Los Angeles-it. Ben ishte pas timonit dhe dukej super i qetë. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Jennifer-in e cila shihej paska e stresuar. Ajo çfarë është bërë virale në rrjet ka qenë shikimi plot dashuri i Ben i cili edhe pse në ato situata të tensionuara trafiku e shihte tërë admirim gjysmën e tij më të mirë.
Po ju a ju sheh partneri i zemrës në të njëjtën mënyrë?!

Rikujtojmë, se çifti i ribashkuar e filluan romancën e tyre në vitin 2002, u fejuan më vonë atë vit, por e prishën fejesën dhe u ndanë në fillim të vitit 2004.
Ndërkohë, ish-bashkëshortja e Ben Affleck, aktorja Jennifer Garner, duket se nuk është dakord që fëmijët e saj dhe të Ben të takojnë Lopez, duke u justifikuar që është ende herët që ajo të hyjë në jetën e tyre.
Ndërkaq, së fundmi JLo ka ardhur në një bashkëpunim me Rauw Alejandro dhe kanë publikuar hitin e tyre të verës të titulluar “Cambia El Paso”.